Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka janë cistet në vezore dhe si trajtohen ato?

Kur i themi pacientes që e ka një cistë, fillimisht ajo shqetësohet shumë deri sa të filloj t’ia jap sqarimet e nevojshme.

Cistat në vezore janë të shpeshta dhe zakonisht të parrezikshme.

Cista është një qeskë e mbushur me lëng e cila formohet në vezore. Ju shumicën e herave as që e vëreni që e keni cistën, prandaj edhe befasoheni kur mjeku ju tregon për cistën. Problemi mund të lind nëse cista përdridhet ose nëse shkaktohet dhimbje në rast se ajo pëlcet.

Vezoret janë organe shumë dinamike dhe çdo muaj e prodhojnë folikulin ku gjendet qeliza vezë. Ky folikul pëlcet gjatë ovulacionit, por ndonjëherë vazhdojnë të rriten dhe krijohet cista folikulare ose luteinike. Cista folikulare ose luteinike nuk shkakton probleme dhe zakonisht zhduket vetvetiu pas disa cikleve menstruale.

Ekzistojnë cista të cilat nuk kanë lidhje me ciklin menstrual si për shembull: cista dermoide, cistadenoma ose endometrioma.

Këto mund të rriten shumë dhe mund të ketë nevojë që të hiqen me operacion.

Trajtimi i cistës varet nga lloji i saj . Nëse është funksionale zakonisht pëlcet vetvetiu, prandaj vetëm pritet dhe përcillet përmes ekzaminimit me ultrazë.

Nëse cista është e madhe ose nëse shkakton probleme, atëherë hiqet me laparoskopi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë