Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A e kanë manaferrat potencialin për të minimizuar përballjen me hipertensionin?

Hipertensioni apo ndryshe presioni i lartë i gjakut është faktori më i zakonshëm që shkakton rrezik ndaj sëmundjeve të zemrës.

Mbi një miliardë njerëz në gjithë botën kanë hipertesnion shkruan Healthline. Medikamentet, përfshirë frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës, përdoren zakonisht për të ulur nivelet e presionit të gjakut.

Sidoqoftë, ndryshimet në stilin e jetës, përfshirë ndjekja e një diete ushqyese, të shëndetshme për zemrën, sugjerohet për të gjithë njerëzit me hipertension.

E në një dietë ushqyese, studimet po e rekomandojnë konsumimin e manaferrave.

Kjo pasi ato kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë potencialin e tyre për të zvogëluar faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si hipertensioni.

Poashtu, manaferrat janë të pasura me antioksidantë, përfshirë antocianinat, të cilat janë pigmente që i japin manave ngjyrën e tyre.

Përvec manaferrave, edhe karrotat, brokoli e spinaqi janë ndër ushqimet që ju mund të konsumoni për të minimizuar shfaqjen e hipertensionit. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë