Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, ndërkaq parashihen më shumë vranësira.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Instituti njofton se fundjava parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.