Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Për rolin e gjidhënies në jetën e nënës dhe fëmijës – tregon neonatologia, Jehona Haxhiu

Albina Selmanaj

Shtatzënia, lindja dhe koha e gjidhënies është një kapitull krejt i ri në jetën e çdo nëne. Pjesa e gjidhënies është më e veçanta por njëkohësisht edhe më e vështira për nënat e reja.

Ushqyerja me gji është kur ju e ushqeni fëmijën tuaj me qumësht direkt nga gjiri juaj. Marrja e vendimit për të ushqyer me gji është një çështje e juaja personale.

Nënat përmes gjidhënies mund t’i japin foshnjës atë që askush nuk mundet.

Por për të kuptuar më shumë rreth gjidhënies dhe rolit të saj në jetën e nënës dhe fëmijës, Familjajonë ka intervistuar neonatologen, Jehona Haxhiu.

Haxhiu gjidhënien e cilësoi si shumë të shëndetshme, si për nënë ashtu edhe për fëmijën ajo tha se përveç faktit që ky proces ndihmon që fëmija të zhvillohet, gjidhënia po ashtu ndihmon nënat të mbrohen nga sëmundjet e zemrës.

Gjidhënia është shumë e shëndetshme për fëmijët dhe për këtë arsye shumë gra vendosin të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, por hulumtimet e fundit kanë treguar që gji dhënia po ashtu ndihmon në ruajtjen e zemrës së gruas . Mundësitë janë më të mëdha që tek nënat jo gji dhënëse të zhvillohen ndryshime të cilat shpijnë kah simptomat e sëmundjeve të zemrës. Të mirat e gji dhënies për shëndetin shihen në mënyrën se si trupi i ndërton dhe i largon shtresat yndyrore pas lindjes “, tregoi Haxhiu.

Sipas Haxhiut procesi i gjidhënies është sfidues për çdo nënë të re, kjo sepse sipas saj shumë nëna nuk kanë informacione sa duhet, gjë e cila ndikon që shpesh herë nënat të heqin dorë nga gjidhënia.

Gjidhënia është proces i ndërlikuar, sidomos në javët e para, dhe shumë faktorë duhet të merren parasysh. Shume gra lehona ballafaqohen me frikën se nuk kanë qumësht të mjaftueshëm për ushqyerjen e foshnjës. Shpesh nuk kanë informacion te mjaftueshme për gji dhënie dhe kalojnë në formule qumësht. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa i madh mund të jetë problemi, nëse nëna merr ndihmën e duhur profesionale për laktacion, dhe ka përkrahje nga familja, ajo mund t’i tejkaloi sfidat dhe ta ushqej foshnjën me gji”, tha ajo.

Por se si nënat të jenë më të vetëdijshme rreth gjidhënies dhe asaj se a po ushqehet fëmija me qumësht mjaftueshëm, nenatologia sugjeroi që foshnjat të mbahen sa më shpesh në gji nga nëna në mënyrë që edhe sasia e qumështit të rritet.

Ne si profesionist shëndetësor i preferojmë nënat sa më shpesh t’i mbajnë në gji foshnjat . Nëse foshnja thith më shpesh, jo vetëm që sasia e qumështit do të rritet brenda pak ditësh, por edhe foshnja do të marrë më shumë peshë.”, sugjeroi Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tha se koha e gjidhënies nuk duhet të jetë strikte për foshnjën por që ai/ajo duhet të ushqehet edhe gjatë mëngjesit por edhe natën.

“Vaktet e të ushqyerjes me gji duhet të jenë nga 8-12 edhe më shumë, nëse është e nevojshme  duhet të japin gji edhe gjatë natës. Kur foshnja ushqehet me gji nuk bon , të caktohet strikt kohëzgjatjen e vakteve. Preferohet qumështi i mëngjesit i cili është më i ushqyeshëm dhe i pasur me yndyra”, shpjegoi neonatologia.

Ndërsa, sa i përket ndërprerjes së gjidhënies për foshnjën Haxhiu tha se mënyra më e mirë për ta ndërprerë është përmes zëvendësimit të vaktit të ushqyerjes me gji me ndonjë ushqim të ngurtë.

 “Në momentin që do të vendosni t’i ndërprisni dhënien e gjirit nuk duhet ta bëni atë menjëherë. Disa fëmije e ndalojnë spontanisht pirjen e gjirit ndërsa të tjerët mund të vazhdojnë të pinë deri pas moshës 2-vjeçare. Mënyra më e mirë e largimit të gjirit është pa mjekime. Kur filloni procesin e largimit nga gjiri, hapi i parë është të zëvendësoni vaktin e ushqyerjes me gji me ushqim të ngurtë. Zvogëlojeni gjidhënien nga një racion me qumësht gjiri dhe prisni disa ditë ose një javë para se t’ia largoni komplet gjirin”, përfundoi ajo.

Ndryshe, edhe shumë ekspertë mjekësorë, duke përfshirë Akademinë Amerikane të Pediatrisë (AAP) dhe Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, rekomandojnë fuqimisht ushqyerjen me gji  (pa formulë, lëng ose ujë) për 6 muaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë