Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
IKShPK me thirrje për qytetarët: COVID-19 ende ska mbaruar, zbatoni masat preventive

Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar.

IKShPK përmes një njoftimi ka theksuar se, sipas vlerësimit të fundit në SHBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6% të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar, përderisa Evropa pret që ato të bëhen variantet dominuese brenda muajit të ardhshëm.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se këto variante mund të rrisin numrin e rasteve në javët dhe muajt e ardhshëm në rajonin evropian.

“Të dy variantet janë pasardhës të nënvariantit BA.5 të Omicron, i cili është forma dominuese e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Rregullatorët në Evropë dhe SHBA kanë rekomanduar kohët e fundit dozat përforcuese të vaksinave. Sipas zyrtarëve evropian nuk ka ende prova që BQ.1 është i lidhur me ashpërsi të shtuar të sëmundjes krahasuar me variantet qarkulluese të Omicron BA.4 dhe BA.5, por paralajmëruan se mund të shmangë mbrojtjeje imunatare, duke përmendur studimet laboratorike në Azi. Sipas virologëve dhe studiuesve të vaksinave “këto variante (BQ.1 dhe BQ.1.1) mund të çojnë në rritje të numrit të rasteve këtë dimër në SHBA, dhe kjo rritje po vërehet në Evropë dhe Mbretërinë e bashkuar,”, thuhet në njoftim.

IKShPK po ashtu ka theksuar se, Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë javë tha se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende.

CDC e SHBA ka konfirmuar se BQ.1 dhe BQ.1.1 javën e kaluar u vlerësua se përbën 9.4% të varianteve qarkulluese.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë