Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lëngje natyrale që ju ndihmojnë me gastritin

Gastriti është një sëmundje e cila prek cipën e stomakut ose atë që në terminologjinë mjekësore quhet mukozë. Pikërisht inflamacioni i mukozës së stomakut sjell gastrit. Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje janë: dhimbje stomaku, të përziera, të vjella dhe mungesë oreksi.

Më poshtë do të gjeni disa lëngje natyrale që mund t’ju vijnë në ndihmë për lehtësimin e dhimbjeve nga gastriti.

Lëng me majdanoz dhe karotë

Majdanozi është një burim i mirë i vitaminave A, B, C, E, K dhe mineraleve. Ai është gjithashtu një diuretik i mirë, i njohur për vetitë e ti shëruese tek sisitemi digjestiv.

Përbërësit:

  • 1 karotë
  • 2 lugë gjelle majdanoz të copëtuar
  • Ujë

Përgatitja:

  • Prisni majdanozin dhe karotat në copa të vogla
  • I hidhni përbërësit në shtrydhëse, së bashku me ujin.
  • I shtrydhni mirë derisa të formohet lëngu.
  • Konsumojeni atë të freskët.

Lëng me mollë dhe avokado

Molla dhe avokado janë të pasur me fibër. Ky lëng është perfekt për lehtësimin dhimbjeve të shkaktuara nga gastriti.

Përbërësit:

  • 4 mollë
  • 2 avokado

Përgatitja:

  • Qëroni avokadon dhe mollën, dhe i prisni në feta.
  • I hidhni përbërësit tek shtrydhësja dhe i shtrydhni mirë derisa të fomroeht lëngu. Mund të shtoni edhe pak ujë që të bëhet më e lëngshme.

Lëng me dardhë dhe banane

Dardha dhe banania janë gjithashtu të pasura me fibër.

Përbërësit:

  • 2 dardha
  • 2 banane

Përgatitja:

I shtrydhni përbërësit në një shtrydhëse dhe konsumojeni lëngun menjëherë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë