Shkencëtarët i kanë analizuar të dhënat e rreth 10 milionë njerëzve që kanë vdekur nga 23 lloje kanceri në vitin 2019 dhe kanë arritur në njohuri të rëndësishme për parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Gati gjysma e vdekjeve nga kanceri në botë janë të lidhura me faktorë të shmangshëm si duhani, konsumimi i alkoolit, seksi i pambrojtur dhe obeziteti, shkruajnë shkencëtarët.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e rreth 10 milionë njerëzve që vdiqën nga 23 lloje kanceri në vitin 2019. Faktorët e jashtëm ishin shkaku i sëmundjes në 4.45 milionë vdekje, ose 44.4 për qind e tyre.
Ky studim tregon se barra e kancerit mbetet një sfidë e rëndësishme e shëndetit publik, madhësia e së cilës po rritet në mbarë botën, thotë Christopher Murray, bashkëautor i studimit nga Universiteti i Uashingtonit.
Shkaktarët më të zakonshëm të kancerit janë pirja e duhanit (rreth 36 përqind e rasteve), konsumimi i alkoolit (rreth 7 përqind), sëmundjet seksualisht të transmetueshme (6.5 përqind) dhe obeziteti (rreth 4.2 përqind për burrat dhe 5.2 përqind për gratë).
Në vitin 2018, më shumë se 2 milionë raste të kancerit janë të lidhura me infeksione të tilla si Helicobacter pylori, hepatiti dhe HPV.
Studimi tregoi gjithashtu se rreziku i vdekjes nga kanceri për shkak të faktorëve të jashtëm është më i lartë për burrat (në 50.6 përqind të rasteve) sesa për gratë (36.3 përqind).
Mesazhi kryesor i këtij hulumtimi është i qartë: një numër i konsiderueshëm i kancereve, me shumë mundësi shumica e tyre kur bëhet fjalë për infeksionet, mund të parandalohen, shkruajnë shkencëtarët në Lancet.
Studimi thekson se parandalimi i kancerit ka edhe një efekt financiar: investimi deri në 100 milionë dollarë në parandalim rezulton në kursime prej 100 miliardë dollarësh në kostot e trajtimit./Dnevnik.hr