Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: 1 mijë e 500 infermierë në pritje për tu larguar nga Kosova gjatë vitit 2023

Sot përmes një njoftimi Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka bërë të ditur se një mijë e 500 infermierë janë në përgatitje që të largohen nga Kosova gjatë vitit 2023.

Tutje në njoftim thuhet se vetëm gjatë këtij viti janë larguar 500, kryesisht infermierët e Mjekimit Intensiv.

“Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve”, thuhet në komunikatë.

Andaj, Sindikata ka kërkuar që të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen profesionistët shëndetësorë dhe roli i tyre, si dhe t’u njihet puna e angazhimi.

“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”.

“Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve. Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona”, përfundon komunikata. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë