Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbahet edicioni i katërt i “Race for the Cure Kosovo 2022”, në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur edicioni i katërt i programit “Race for the Cure Kosovo 2022”.

Race for the Cure bashkon çdo vit të mbijetuarit, familjet dhe miqtë për një ecje ose vrapim ku me këtë rast ndihmohen organizatat e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Në këtë organizim sot mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollohen në mënyrë që të parandalohen rastet me kancer të gjirit.

“Ne si administratë e kryeqytetit kemi marrë disa hapa në ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve po ashtu edhe në aspektin e mamografisë, kemi bërë thirrje të gjitha grave që të vijnë dhe të bëjnë testin sepse më mirë është ta parandalojmë se sa ta shërojmë”, tha Rama.

Pjesë e këtij organizimi kanë qenë edhe shumë bashkëpunëtorë dhe Organizata Jo Qeveritare të cilët kanë kontribuar në mbledhjen e sa më shumë fondeve për Race for the Cure.

Ndër ta ishte edhe Elmira Murati nga festivali Shlirojë Cicat, e cila falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe luti qytetarët që të vetëtestohen dhe të bëjnë mamografi.

Po ashtu edhe protagonistja e Race for the Cure, Violeta Pirana ndau mirënjohje për të gjithë ata që i kanë dalur në ndihmë gjatë këtij muaji të vetëdijësimit dhe shpresoi që këtij vrapimi vitin tjetër t’i bashkohen edhe ato gra që sot janë duke u trajtuar nga kanceri i gjirit.

” Unë ju përgëzojë për këtë dalje sot, deshirojë që të falënderoj së pari Prishtinën që ka mundësuar që të gjitha të mbijetuarat të shifen mes vete, falenderojë po ashtu edhe të gjithë donatorët që na kanë ndihmuar e në mesin e tyre janë edhe mediat si Familjajonë që na përcjellë neve, shpresoj që çdo vit të takohemi dhe shpresoj që edhe gratë që janë duke u trajtuar tani të na bashkohen vitin e ardhshëm”, tha ajo.

“Race for the Cure” është maratona më e madhe në Evropë kundër kancerit të gjirit.

Shkolla Finlandeze HAVE HOPE Kosova Race for the Cure Kosovo Shliroj Cicat

Youtube

Arkiva

Kategoritë