Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A i dini dallimet midis Alzheimerit dhe demencës?

Ndoshta keni dëgjuar që termat demencia dhe sëmundja e Alzheimerit përdoren alternativisht dhe e gjeni veten të ngatërruar rreth asaj se çfarë do të thotë secili term.

Këto sëmundje prekin miliona njerëz në gjithë botën dhe janë shkaktarë kryesorë të vdekjeve, duke shkatërruar një numër të madh familjesh.

Cili është dallimi midis demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit?

Demenca është term i përgjithshëm i cili përdoret për përshkrimin e përkeqësimit të aftësive mendore të personit. Kjo është term kulmor, sepse ekzistojnë lloje të ndryshme.

Një ndër to është sëmundja e Alzheimerit – forma më e shpeshtë e demencës, shpjegon Asociacioni i Alzheimerit. Këtë e përbëjnë 60 – 80 për qind të rasteve të demencës, për këtë shkak emrat nganjëherë mund të përdoren në mënyrë alternative.

Çfarë është demenca?

Demenca është kur përkeqësimi mendor i personit është mjaft serioz dhe pengon jetën e tij të përditshme. Është e njohur edhe për problemet të cilat i shkakton në të menduarit, gjykimin dhe kujtesën – sepse ato janë zona në tru të cilat janë të dëmtuara..

Ekzistojnë dy grupe kryesore në të cilat mund të ndahet demenca, por disa gjendje bëjnë pjesë në të dy këto kategori:

– Kortikale, e cila shkakton humbje të kujtesës (sikur te sëmundja e Alzheimerit)
– Subkortikale, e cila ndikon në shpejtësinë e të menduarit dhe aktivitetit (siç shihet edhe te sëmundja e Parkinsonit).

Forma e dytë më e zakonshme e demencës, pas Alzheimerit, është demenca vaskulare. Të dyja janë të rralla tek të rinjtë nën 65 vjeç.Reklama

Forma të tjera të zakonshme të demencës janë demenca frontotemporale, e cila diagnostikohet kryesisht tek ata nën 65 vjeç, dhe demenca e trupit ‘Lewy’, ku dëmtimi nervor gradualisht përkeqësohet me kalimin e kohës duke shkaktuar ngadalësim të lëvizjes.

Çfarë është sëmundja e Alzheimerit?

Sëmundja e Alzheimerit është një formë specifike e demencës. Ajo është sëmundje degjenerative e trurit e cila është e shkaktuar nga ndryshimet e ndërlikuara të trurit pas dëmtimit të qelizave. Nivelet e larta të proteinave ngatërrohen dhe rrethojnë qelizat e trurit, që shkaktojën dëmtime dhe vdekje të qelizave.

Nivelet e larta të proteinave ngatërrohen dhe rrethojnë qelizat e trurit, duke çuar në dëmtime dhe vdekje të qelizave. Komunikimi ndërmjet qelizave të trurit zbehet ngadalë.

Qelizat e trurit në rajonin e hipokampusit janë zakonisht të parat që preken. Kjo shkakton vështirësi në kujtimin e gjërave, sepse hipokampusi është qendra e të mësuarit dhe kujtesës.Reklama

Sëmundja e Alzheimerit çon në simptoma të demencës si probleme me kujtesën afatshkurtër, vështirësi në pagimin e faturave ose kujtimin e takimeve.

Simptomat përkeqësohen me kalimin e kohës, pasi personi mund të humbasë aftësinë për të folur ose shkruar siç duhet, për të kryer detyra të përditshme si veshja ose për të kujtuar të afërmit.

Një person me sëmundjen Alzheimer gjithashtu mund të bëhet lehtësisht konfuz dhe agresiv dhe ndonjëherë të ketë shpërthime zemërimi ose sjellje të dhunshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë