Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndalohet testimi i virgjerisë në Kosovë

Testimi i virgjërisë është paraparë si vepër e re penale, në kuadër të masave ndëshkuese për veprat penale të dhunimit që Qeveria e Kosovës i miratoi në mbledhjen e sotme.

Kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut.

Kështu bëri të ditur Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, shkroi Pireva në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë