Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë vetëm 13 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar tre persona, ndërkaq, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,200 persona.
Ministria po ashtu njofton se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1,836,309 doza të vaksinës