Shoqata Down Syndrome Kosova dhe IPKO Foundation nesër, më 11 Tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, do të lansojmë fushatën e përbashkët për të shënuar Tetorin si muaji të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.
Fushata do të realizohet nga grupi avokues i të rinjëve me sindromën Down, të cilët do të udhëtojnë gjatë muajit tetor në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës për të avokuar për nevojat dhe të drejtat e komunitetit të tyre.
Aktivitete si këto do t’i shërbejnë kauzës që përçon fushata vetëdijësuese për muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down. Gjithashtu, aktiviteti do t’i kontribuojë ngritjes së vetëdijës dhe prioritizimit të personave me sindromën Down, nisur edhe nga fakti që Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuara