Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti mendor ka të bëjë me mirëqenien mendore të individëve e cila iu jep atyre mundësinë të kuptojnë vetë aftësitë e tyre, përballimin e stresit normal të jetës, të punojnë me produktivitet dhe që ata të jenë në gjendje të kontribuojnë në komunitetin e tyre.
Shëndeti mendor është një spektër që përfshin një varietet kushtesh që variojnë nga mirëqenia mendore dhe stresi afatshkurtër deri tek sëmundjet mendore afatgjata. Shendeti mendor i njerëzve influencohet nga një gamë e gjerë faktorësh risku, duke përfshirë një miks biologjik, psikologjik dhe disa faktorë social. Për shkak të këtij kompleksiteti është e vështirë të cilësojmë se deri në çfarë shtrirje secili nga këto faktorë kontribuon në përkqësimin e shëndetit mendor të njerëzve. Megjithatë, kërkimet tregojnë se njerëzit me disa karakteristika janë më shumë të predispozuar ndaj disa kushteve të shëndetit mendor:
- Niveli i lartë i ankthit dhe depresioni është më mbizotërues te gratë, minotitetet seksuale dhe fëmijët.
- Ata që janë të varuar ndaj drogërave – qofshin këto të ligjshme apo të paligjshme – të cilat mund të asociohen me kushte të tjera të shëndetit mendor.
- Automatizimi dhe përdorimi i tepruar i teknologjive dixhitale gjithashtu mund të çojën në përkeqësimin e shëndetit mendor në jetën profesionale dhe atë personale të njerëzve.
Rritja e risqeve të shëndetit mendor në të gjithë botën pritet që të çojë në rritjen e numrit dhe kompeksitetit të dëmeve në sigurimet e mbrojtjes, duke përfshirë sigurimin për aftësitë e kufizuara, sigurimin e jetës dhe sigurimin e shëndetit. Kushtet e gjendjes mendore renditen tashmë midis shkaqeve kryesore të pamundësisë për të punuar, duke çuar në rritjen e paaftësisë për punë dhe dëmet e jetës.