Dita Botërore e Shëndetit Mendor ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global, si edhe sigurimin e një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.
Shëndeti mendor ka bërë një rrugë të gjatë që nga fillimi i viteve 1990 kur Federata Botërore për Shëndetin Mendor (WFMH) vendosi zyrtarisht ditën, sipas Institutit Zenica për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (INZ).
Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.
Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.