Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjatë vizitës në shkollën Ismail Qemali, sulmohet kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka vizituar shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Pas një debati të ashpër ndërmjet disa mësimdhënësve dhe kryetarit të SBAShK-ut, një prind ka tentuar ta sulmojë kryetarin e SBASHK-ut.

Disa mësues kanë deklaruar kundër grevës dhe pikërisht këtu ka filluar përplasja edhe verbale derisa Këshilli Grevist ishte duke e lëshuar klasën nga shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Një i moshuar që u deklarua si mësues, shihet teksa e pret Jasharajn tek dera derisa i drejtohet me fjalët “oh armik, oh armik” reagimet kanë qenë të menjëhershme “qysh more me na sulmu mësuesin”, dëgjohet duke i thënë njëri prej tyre personit që deshi ta sulmojë Jasharajn.

Jasharaj bashkë me një grup të anëtarëve të Këshillit kanë qëndruar për vizitë në shkollën “Ismail Qemali”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë