Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
89 pacientë kërkuan trajtim në Klinkën e Psikiatrisë  gjatë 9 muajve të fundit – 26 nga ta të varur nga heroina

Në Klinikën e Psikiatrisë- Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.

Arkiva

Kategoritë