Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 87 pacientë.
Raporti tregon se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë po ashtu edhe 2 pacientë të tjetër janë duke marrë trajtim në Mjekimin Intensiv Qendror.
Ndërkaq, në Klinikën e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë janë në trajtim nga 5 pacientë dhe në Klinikën e Neonatologjisë, 3 foshnje.
Përderisa edhe në Spitalin e Gjakovës, janë duke u trajtuar 11 pacientë, në Spitalin e Pejës, 14 pacientë, në Spitalin e Gjilanit, 12 pacientë dhe në Spitalin e Mitrovicës, 2 pacientë