Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi ka bërë të ditur të se 87 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e vendit.
Sipas raportit në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë, ndërsa një në Intensive.
Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy pacientë, në Klinikën e Pediatrisë pesë, në Klinikën e Gjinekologjisë katër pacientë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje.
Ndërsa, sa i përket spitaleve, në atë të Gjakovës janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Spitalin e Pejës 13 pacientë, në atë të Gjilanit 15 dhe në Spitalin e Mitrovicës po trajtohen tre pacientë.