79 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 16 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Tre pacientë janë në respiratorë dhe 62 të tjerë në oksigjeno-terapi.
Sipas raportit 24-orësh të spitalit, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer gjashtë lindje. /familjajone