Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
78 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orë në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 78 raste pozitive për Covid-19. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,146 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 33 qytetarë  në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.

Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Youtube

Arkiva

Kategoritë