Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
7 ushqimet që do ju dëmtonin nëse i konsumoni në kohën e gabuar 

Një individ i ditëve të sotme konsumon 20% më shumë kalori se paraardhësit e tij në shekullin e kaluar.

Çdo ditë e më shumë njerëzit po ndërgjegjësohen përsa i përket dietës se tyre e megjithatë ende nuk jemi në dijeni të rregullave të duhura të të ushqyerit. Shumë ushqime mund të japin efekte negative nëse ato përdoren në kohën e gabuar. Ne ju zbulojmë disa prej tyre sipas ‘Bright Side’:

1-Bananet

Bananet janë një opsion i mirë për të nisur mëngjesin, por nëse ato konsumohen me stomakun bosh do të shkaktonin ulje të energjisë suaj. Ato duhen ngrënë në orën 10 të paradites dhe jo në orën 8.

2-Kafja

Një filxhan kafe është i nevojshme për të nisur ditën, por është i dëmshëm nëse përdoret në orët e para të mëngjesit. Kjo sepse trupi prodhon kortizol pasi ju zgjoheni dhe ky proçes nuk duhet prishur.

3-Orizi

Orizi është më i shëndetshëm nëse përdoret në drekë sepse metabolizmi juaj funksionon me shpejt në ato orë.

4-Sheqeri

Duhet të qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë sheqer, por jo të gjithë i rezistojnë tundimit. Ato duhen përdorur pas vaktit të të ngrënit.

5-Qumështi

Të gjithë e nisin ditën me një gotë qumësht, por ai është i vështirë për t’u tretur në orët e para të mëngjesit. Do të ishte më e shëndetshme nëse përdoret në mbrëmje përpara se të flini.

6-Mishi

Mishi është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminës B, por e rëndon sistemin tuaj tretës. Prandaj është e nevojshme të mënjanoni përdorimin e tij përpara mbrëmjes. Mishi duhet ngrënë 3 orë përpara se ju të shtriheni për të fjetur.

7-Arrat

Arrat përmbajnë kalori dhe yndyrna të nevojshme për trupin e njeriut, por nëse i përdorni më tepër seç duhet do të shkaktonin probleme të tretjes dhe do prishte regjimin e gjumit. Ato duhen përdorur në mëngjes ose midis vakteve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë