Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

A e gjeni veten vazhdimisht të shqetësuar dhe të stresuar? Dhe më pas i riktheheni alkoolit, pirjes së duhanit apo edhe ngrënies së tepërt? Dy të parat nuk ndihmojnë në reduktimin e ankthit tuaj, madje mund të krijoni varësi, por ushqimi mund.

Normalisht jo çdo ushqim si hotdogu dhe hamburgerët, por ushqimi i shëndetshëm me vlera ushqyese. Një dietologe ju sqaron çfarë mund të hani për të reduktuar nervozizmin, pa hequr dorë nga ushqimet e shëndetshme dhe të shijshëm.

1. Manaferrat

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Dëshira për sheqer është një rezultat i natyrshëm i ankthit edhe pse ju mposht thuajse menjëherë. Është mirë t’i zëvendësoni ato me disa manaferra të cilat janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidantë që mbrojnë dhe riparojnë qelizat e dëmtuara e që shkaktojnë stres. Pra, hani e pini shumë lëngje me boronica, manaferra, luleshtrydhe dhe ndjehuni më të relaksuar.

2. Çaj

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Nuk është sekret që njerëzit nën shumë presion dhe stres vrapojnë drejt alkoolit dhe pijeve të tjera të ëmbla. Por a ndihmojnë ata me të vërtetë? Jo. Jo vetëm që nuk ndihmojnë, por krijojnë shumë dëme në trupin tuaj.

Një zëvendësues i mirë i këtyre pijeve me bazë alkoolike dhe të gazuara është çaji. Livanda, kamomili, gjethet e çajit jeshil përmbajnë antioksidantë qetësues. Pirja e tyre ka përfitime shtesë gjumin e mirë dhe detoksifikimin. Për më tepër, përgatitja e çajrave bimor në shtëpi është shumë e lehtë dhe e kënaqshme.

3. Çokollata

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Po, sheqeri i bën më shumë dëm nervave sesa i qetëson. Prandaj, jo çdo çokollatë ndihmon me nervozizmin, por çokollata e zezë. Çokollata e zezë përmban përbërës të lëndëve ushqyese me antioksidantë, të cilët qetësojnë ankthin.

4. Arrat

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Frutat e thata bazë si arrat, lajthitë dhe bajamet janë burime të shkëlqyera të antioksidantëve, proteinave dhe më e rëndësishmja të magnezit, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e neurotransmetuesve të trupit dhe mbështetjen e funksionimit të trurit.

5. Vitaminë C

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Tashmë është një fakt se vitamina C është një qetësues i madh i stresit, dhe për këtë arsye frutat si portokalli, limon dhe rrushi ndihmojnë në uljen e nervave. Përveç këtyre frutave, përfshirja e perimeve me gjethe jeshile si spinaqi, lakra, brokoli dhe majdanozi në vakte rezulton të jenë shumë të dobishme për të lehtësuar ankthin.

6. Peshku

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Varietetet e peshkut si sardelet dhe salmoni sjellin përfitime të mëdha për njerëzit me ankth. Arsyeja është se këta peshq përmbajnë nivele të larta të Omega-3, një acid yndyror që ruan funksionimin kognitiv të trurit, si dhe balancon hormonet duke mbajtur në kontroll edhe shëndetin tuaj mendor.

7. Kosi

7 ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Kosi apo edhe gjiza janë një bollëk probiotikësh, që njihen prej kohësh që ndihmojnë me ankthin dhe depresionin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë