Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
7 pacientë po trajtohen për Covid-19 në spitalet e përgjithshme

Në shtatë spitalet e përgjithshme që menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë.

Në bazë të raportit të datës 16 nëntor 2021, në tërë ShSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spital i Pejës, 3  pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Youtube

Arkiva

Kategoritë