Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
7 faktorët që nxisin sulmin në zemër tek gratë

Një nga hulumtimet e fundit kanë identifikuar faktorët e rrezikut që mund të shkaktojnë më shumë gjasa për atak në zemër, i njohur ndryshe edhe si infarct akut i miokardit (AMI).

Studimi i botuar në JAMA Netëork Open ka analizuar 2,264 pacientë të moshës 18 dhe 55 vjeç që kishin përjetuar sulme në zemër.

Studiuesit zbuluan se të rinjtë dhe gratë zakonisht kanë faktorë të ndryshëm rreziku për sulmet në zemër.

“Një përqindje në rritje e njerëzve në SHBA të hospitalizuar nga infarkt akut të miokardit (AMI) janë më të rinj se 55 vjeç”.

Sipas studiuesve, ekzistojnë disa ndryshime tek faktorët e rrezikut nga sulmet e zemrës tek burrat dhe gratë.

Ndër këta faktorë përfshijnë:

-Diabeti;

-Depresioni;

-Hipertensioni;

-Duhani;

-Historia familjare;

-Kolesteroli i lartë;

-Nivelet e ulëta të financave;

Ndërkohë, tek burrat ishin:

-Pirja e duhanit;

-Historia familjare;

Sipas Holly S. Andersen, kardiologe, duhani dhe nivelet e ulëta financiare ishin dy prej faktorëve rrezikues për sulmet e zemrës tek gratë. Mirëpo..” nuk është gjithashtu për t’u habitur që stresorët psikosocial të depresionit dhe të ardhurat e ulëta të familjes ndikojnë më shumë tek gratë.”./ verywellfamily

Arkiva

Kategoritë