651 mijë doza të vaksinës Pfizer do të vijnë shumë shpejt në rajon nga Bashkimi Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
Rama theksoi se, pas një bisede me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kjo e fundit premtoi se vaksinat në rajon do të vijnë shumë shpejt.
“LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund”, përfundoi ai.