Mër, Maj 24, 2023
Banner Top
Banner Top
60 infermierët shqiptarë nisin punën në Itali

Ditën e enjte ka nisur punën në Itali grupi me 60 infermierë shqiptarë të cilët u dërguan për të dhënë ndihmën e tyre në shtetin fqinj.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu.

“Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, Manastirliu bëri të ditur se infermierët shqiptarë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë./ A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë