Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
6 shenjat që tregojnë mungesën e vitaminës K

Me siguri keni dëgjuar për vitaminat A, B, C, D dhe E. Më poshtë alfabetit është një tjetër lëndë ushqyese më pak e njohur që përmendet rrallë, por është shumë e rëndësishme për shëndetin – vitamina K.

Në fakt, studime të fundit klinike kanë sugjeruar se marrja e vitaminës K2 mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe parandalojë humbjen e masës kockore tek femrat me kalimin e moshës. Megjithatë përfitimet e vitaminës K nuk mbarojnë këto. Vitamina K2 mund të parandalojë gjithashtu humbjen e elasticitetit në lëkurë dhe zhvillimin e venave varikoze, prandaj mund të cilësohet si suplementi më i mirë kundra plakjes që na ka falur natyra.

Çfarë është vitamina K?

Vitamina K është një vitaminë e tretshme në yndyra që është e mirë për mpiksjen e gjakut dhe mbron shëndetin e zemrës, kockat dhe sistemin imunitar.

Ja dy forma të ndryshme të kësaj vitamine: Vitamina K1, që gjendet tek perimet me gjethe jeshile si spinaqi, kale, brokoli dhe vitamina K2 e gjendur tek mishi, vezët, produktet e qumështit dhe ushqimet e fermentuara si djathi apo kosi.

Vitamina K2 aktivizon proteinat që ndihmojnë në kalimin e kalciumit në kocka, që është e nevojshme për forcimin e kockave, densitetin dhe sistemin e qarkullimit të gjakut nëpërmjet përthithjes së kalciumit. Kjo vitaminë transporton kalciumin në të gjithë trupin dhe ndihmon në depozitimin e tij në kocka dhe jo në arterie, pasi shkakton forcim të tyre.

Kush ka nevojë për vitaminë K?

Shumica prej nesh kanë mungesë të vitaminës K2. Madje një studim i fundit ka zbuluar se pamjaftueshmëria e vitaminës K është prezente pothuajse në 1 në 3 njerëz.

Mungesat janë më të larta tek të moshuarit dhe personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, diabeti i tipit 2, sëmundjet kronike të veshkave dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të jenë edhe si pasojë e dietës së varfër, konsumimit të alkoolit, përdorimi i disa ilaçeve të caktuara ose thjesht nga plakja. Një studim ka treguar se njerëzit që përdorin statikë, një ilaç që rekomandohet zakonisht për mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit, mund të kenë nivele të ulëta të vitaminës K2 në organizëm.

Problemet me tretjen gjithashtu mund ta përkeqësojnë këtë mungesë, duke qenë se bakteri i mirë në zorrë është i nevojshëm për konvertimin e vitaminës K1 në K2. Nivelet normale të vitaminës K2 janë gjithashtu të rëndësishme për absorbimin e vitaminës D.

Cilat janë shenjat e mungesës së vitaminës K?

Gjakrrjedhja dhe mavijosja lehtësisht e lëkurës mund të sinjalizojnë për mungesë të vitaminës K. Shenja të tjera janë prishja e dhëmbëve, shëndeti i dobët i mishrave të dhëmbëve, kocka të dobëta dhe probleme me zemrën.

Përdorimi i lartë i antibiotikëve mund të pengojë absorbimin e vitaminës K2 nga ushqimi duke qenë se ndryshon bakteret në stomak”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë