Në Kosovë janë edhe 6 mijë e 221 raste që janë ende të infektuar me koronavirus. Numrat e rasteve aktive janë shtuar kohëve të fundit, pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Sot Ministria e Shëndetësisë ndërmori disa masa të tjera për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ashtu që disa komuna janë të karantinuara për shkak të rasteve të shumta të infektimeve.