Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
6 gjërat që mund të bëni për të detoksifikuar mushkëritë në mënyrë natyrale

Ndotja, zakonet e këqija dhe mjedisi janë arsyet kryesore që shkaktojnë problemet e mushkërive. Përafërsisht 65 milionë njerëz vuajnë nga sëmundje kronike pulmonare, por kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra për ta mbajtur këtë organ të shëndetshëm. Mushkëritë kanë aftësinë magjike të riparojnë veten, por edhe ju duhet të bëni disa përpjekje.

Më poshtë janë 8 këshilla nga ekspertët që mund të ndihmojnë në shërimin e mushkërive.

1. Pini pije detoksifikuese


Është e rëndësishme të dini se përmirësimi i mushkërive kërkon diku nga 2 javë deri në 3 muaj. Pra, pas rreth një muaji, mund të ndiheni shumë më të shëndetshëm. Ka disa pije që mund të ndihmojnë në reduktimin e mukusit dhe detoksifikimin e këtij organi:

– Mjaltë dhe ujë të nxehtë

– Ujë me limon

– Çaj jeshil

– Lëng karrote

– Shafran Indie dhe xhenxhefil

– Pije me banane, spinaq dhe manaferra

2. Përdorni terapi me kripë


Terapia me kripë është thithja e ajrit me grimca të vogla kripe. Quhet haloterapi dhe është një trajtim alternativ për problemet e mushkërive si astma, bronkiti dhe kolla. Këshillohet të përdoret kripa e Himalaya-s.

3. Përdorni vaj rigoni


Përzieni vaj rigoni me vaj bajamesh. Mjafton të vendosni 1-2 pika nën gjuhë, mbajeni për 3-5 minuta dhe lani gojën me ujë.

Për të parë efektet, duhet ta bëni 3 herë në ditë për 1-4 javë.

4. Bëni dushe të ngrohta jo më shumë se 3 herë në javë


Për të marrë frymë më lehtë, mund të bëni një dush të ngrohtë. 2 deri në 3 herë në javë janë të mjaftueshme për të shmangur problemet e lëkurës.

5. Shmangni disa produkte


Filloni me konsumimin e ushqimeve detoksifikuese, anti-inflamatore si ushqimet pikante, rrepkat dhe barishtet. Është e rëndësishme të mbani mend se disa ushqime rrisin mukozën në mushkëritë tuaja:

Produktet e qumështit, duke përfshirë djathin, gjalpin, kosin, kefirin dhe qumështin. Ushqime të përpunuara si mish i konservuar dhe gjëra të tjera.

6. Pastroni gjuhën

Për të mbrojtur mushkëritë tuaja ju duhet një shëndet i mirë oral. Ne mund t’i pastrojmë dhëmbët siç duhet, por harrojmë gjuhën e cila është gjithashtu e rëndësishme për të shmangur grumbullimin e baktereve.

Arkiva

Kategoritë