Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
500 mijë doza të vaksinës Pfizer arrijnë të martën, donacion nga ShBA-të

Një kontingjent tjetër i vaksinave kundër coronavirusit do të arrijnë të martën në Kosovë.

Bëhet fjalë për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Drin Podrimqaku, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Po të martën do të arrijnë 515,970  doza të vaksinës Pfizer”, ka thënë Podrimqaku. Ai ka bërë të ditur se këto vaksina janë donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Janë donacion i ShBA-ve përmes mekanizmit të COVAX”, u shpreh Podrimqaku.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë në gusht të vitit 2021 kishin pranuar 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, pjesë e donacionit të SHBA-ve për Kosovën

Youtube

Arkiva

Kategoritë