Mësimet më të mira të jetës nuk i mësoni në shkollë, por t’i mëson vet jeta! Ndonjëherë leksionet që i marrim nga jeta mund të jenë të vështira për tu pranuar, por nga cdo dështim apo edhe sukses duhet të marrim një mësim për të ardhmen!
Më poshtë ne do ua paraqesim disa mësime që i mësoni gjatë jetës:
Prindërimi nuk është fare i lehtë – kur bëheni prindër, keni ndjesinë që ju gjithmonë duhet të kujdeseni për fëmijët tuaj. E kjo është e vërtetë, pasi fëmijët kërkojnë kujdes deri në një moshë. Kur fëmijët rriten, ata më nuk dëshirojnë që ju të kujdeseni për ta si dikur dhe aty fillojnë shpesh edhe luhatjet mes raportit prind-fëmijë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të jeni ‘miq’ me ta. Tregojuni atyre që ata mund të shpenzojnë kohë kualitative me ju. Në vend që të ankoheni gjithmonë, jeni një prind mbështetës/
Mos e pritni momentin ‘perfekt‘ – marrja e vendimeve ndonjëherë mund të jetë shumë e frikshme dhe shpeshherë njerëzit i shtyejnë vendimet, pasi mendojnë që nuk është momenti i duhur për një vendim të tillë. Në fakt, nëse silleni kështu ai moment i shumë pritur nuk do të vi asnjëherë. Sa më shumë që pritni aq më shumë do gjeni justifikime dhe arsye për të mos e marr një vendim.
Jetoni momentin për të mos pasur pendesë – të rinjtë shpesh mendojnë që gjithë jetën e kanë para të bëjnë gjërat që duan. Në vend që të mendohet kështu, është mirë të filloni t’i bëni gjërat menjëherë.
Mos u frikësoni nga gabimet – që në vitet e para fëmijët mësohen që për gabime duhet të ndëshkohen. Por në fakt, më së miri njeriu mëson pikërisht nga gabimet.
Zgjidhni vet problemet e juaja – sado që familja e miqtë janë përkrahës ndaj jush, ju duhet të mësoni t’i zgjidhni vet problemet që keni, pasi kjo është mënyra e vetme që të keni sukses në jetë./Familja Jone