Higjiena personale është tejet e rëndësishme. Po kaq e rëndësishme është edhe përdorimi i disa gjërave, vetëm për vete.
Çdo njeri duhet të ketë gjëra që i përdor vetëm ai/ajo. Kjo pasi, trupat e njerëzve dallojnë shumë nga njëri –tjetri. Prandaj, rekomandohet që gjërat private të mbahen vetëm privatisht.
Peshqiri – duhet të jetë me patjetër personal dhe asnjëherë të mos ndahet me askënd.
Grimi– çdo lëkurë ka ndryshimet e saj dhe një produkt që mund të jetë i shëndetshëm për dikë, jo domosdoshmërisht duhet të jetë edhe për juve. Rekomandohet që të mos ndahen produktet e grimit me askënd.
Kufjet – për shkak të higjienës së veshëve, kufjet duhet të jenë me domosdo personale kjo pasi ato mund të shpërndajnë bakterie.
Sapuni – një prej mënyrave më të lehta për të shpërndarë sëmundje, është përdorimi i të njëjtit sapun nga më shumë se një person.
Prerësen e thonjëve – bakteriet mund të shpërndahen shumë lehtë edhe përmes prerëses së thonjëve, prandaj edhe kjo duhet të jetë personale. /Familja Jone