Gjumi është një funksion thelbësor që lejon trupin dhe mendjen tuaj të rimbushen, duke ju lënë të kthjellur kur zgjoheni. Gjumi i mirë gjatë natës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Në fakt, është po aq i rëndësishëm sa të ushqehesh shëndetshëm dhe të ushtrohesh.
Gjumi i shëndetshëm ndihmon trupin të mbetet i shëndetshëm dhe të shmangë sëmundjet.
Më poshtë gjeni 5 arsyet pse gjumi i mirë është i rëndësishëm:
- Nëse nuk bëni gjumë të mire, atëherë rrezikoheni edhe nga mbipesha
Nëse ju fleni pak, jeni në një rrezik të shtuar të shtimit të peshës. Kjo vlen për fëmijët dhe të rriturit.
- Ata që bëjnë gjumë të mirë hanë më pak kalori
Gjumi i keq ndikon në hormonet që e rregullojnë oreksin. Ata që bëjnë gjumë të mjaftueshëm priren të hanë më pak kalori sesa ata që nuk bëjnë.
- Gjumi i mirë përmirëson përqëndrimin dhe produktivitetin
Gjumi i mirë mund të përmirësojë kujtesën. Gjumi i keq dëmton funksionin e trurit.
- Gjumi i mirë ndikon në performancën atletike
Gjumi më i gjatë përmirëson shumë aspekte të performancës atletike dhe fizike.
- Ata që flenë pak kanë një rrezik më të madh për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru
Gjumi më pak se 7-8 orë në natë lidhet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Gjithashtu duhet të dini se ju thjesht nuk mund të arrini një shëndet optimal pa u kujdesur për gjumin tuaj, transmeton Healthline.