46 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku nëntë nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Dy pacientë janë në respiratorë dhe 36 janë në oksigjeno-terapi. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë shëruar katër pacientë nga COVID-19, kanë lindur shtatë foshnje dhe 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /familjajone