Hën, Sht 9, 2024
Banner Top
Banner Top
441 raste të tuberkulozit gjatë 2020-ës

Sot është Dita Botërore e luftës kundër Tuberkulozit.

Ministria e Shëndetësisëka njoftuar se në Kosovë gjatë vitit 2020 janë regjistruar 441 raste të tuberkulozit.

Tuberkulozi mund të parandalohet, mjekohet dhe shërohet. Në Kosovë barnat janë falas për të gjitha rastet e tuberkulozit.

Kjo sëmundje paraqitet me këto shenja: temperaturë, djersitja gjatë natës, plogështia dhe zbehja, kollitja mbi 3 javë, këlbaza me shenja gjakut dhe humbja e peshës dhe oreksit.

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që përhapet përmes ajrit, nga i sëmuri te personi tjetër, përmes përshtymës, teshtitjes dhe kollitjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë