Çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundje. Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë. Rreth 1 në 8 gra në SH.B.A. preket nga kjo sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse. Ndërgjegjësimi kancerit të gjirit shkon përtej statistikave. Femra duhet të jenë të mirëinformuara dhe të jenë në gjendje të njohin shenjat e hershme të kancerit, ndonëse në artikullin e sotëm simptomat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje as që kanë lidhje me zonën e kraharorit.
1.Kollë apo ngjirje fyti për një kohë të gjatë
Nëse disa nga qelizat kancerogjene shkëputen nga kanceri primar, lëvizin në pjesë të ndryshme të trupit duke formuar tumore (quajtur ndryshe kancer i mesëm) Kjo gjë shoqërohet me shenja të cilat në pamje të parë nuk lidhen me kancerin primar. Kanceri i gjirit mund të përhapet në mushkëri, dhe kjo mund të zbulohet nga një kollë e zgjatur ose ngjirje zëri.
2.Ndryshimet në fshikëz
Kanceri i gjirit mund të shkaktojë ndryshime hormonale që prekin uretrën dhe e bën të pamundur mbajtjen e urinës. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto simptoma, duhet të bëni një vizitë.
3.Lodhje
Lodhja është një simptomë e zakonshme që studiuesit besojnë se kjo lodhje shkaktohet nga një çekuilibër të kimikateve në trup që krijon kanceri.
4.Dhimbje qafe e pashpjegueshme
Dhimbja e kurrizit apo e qafës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e kancerit të gjirit. Mund ta ndjeni si presion mbi brinjë dhe shpinë, ose dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës.