A ndiheni të lodhur në mëngjes, edhe kur keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës? Nëse ju ndodh shpesh ndoshta ka një shpjegim të thjeshtë nuk bëni gjumë të mirë. Gjumi jo i mirë mund të dëmtojë tretjen, nivelin e sheqerit në gjak, të përkeqësojë humorin të shkaktojë dhimbje koke.
Në këtë artikull janë disa arsye që ju shkaktojnë gjendjen e përgjumur.
Të ngrënit shumë afër kohës së gjumit
Studimet kanë treguar se ngrënia e ushqimit në orët e vona të natës mund të ngadalësojë tretjen dhe metabolizmin, gjë që çon në përgjumje, refluks acidi dhe shtim në peshë.
Caktoni një orar të përshtatshëm për darkën të paktën 3-4 orë para gjumit.
Përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit
Ekspozimi ndaj dritës blu prish gjumin sepse bllokon një hormon të quajtur “Melatonin” i cili është përgjegjës për gjendjen e përgjumur. Drita blu ose drita natyrale mund të ndikojnë në këtë gjendje që ndryshe quhet “ritmi cirkadian”. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos përdorni pajisje elektronike si telefon, laptop, TV të paktën 1 orë para gjumit.
Stërvitje intensive gjatë natës
Stërvitjet me intensitet të lartë ose energjike mund të stimulojnë sistemin tuaj nervor duke liruar adrenalinën dhe duke mos lënë kohë që temperatura e trupit të ftohet. Kjo mund të vonojë gjumin për shumicën e njerëzve. Nëse bëni pjesë në këtë kategori, është mirë që të shmangni stërvitjet të paktën 1-2 orë para gjumit. Shëtitjet e relaksuara ose joga e butë janë opsione më të mira nëse doni të jeni në lëvizje.
Konsumimi i alkoolit
Alkooli në sasi të vogla ka efekte qetësuese, por konsumimi i tepërt shkakton cilësi të dobët të gjumit. Konsumimi i alkoolit shumë afër kohës së gjumit gjithashtu rrit rrezikun e apneas së gjumit me 25%. Njerëzit me apnea të gjumit janë të prirur të jenë gërhitës gjatë natës.
Përveç këtyre gjërave, gjumi i mirë i natës ndikohet edhe nga ajo që bëni kur jeni zgjuar. Sigurohuni që të keni një mënyrë jetese aktive dhe të merrni pak dritë dielli në mëngjes.
Kafeina pas orës 15:00 duhet të shmanget për ata që vuajnë nga apnea e gjumit dhe pagjumësia. Përdorimi i disa produkteve si vajrat esencialë të livandës, çaji i kamomilit dhe suplementet e magnezit ose melatoninës mund të jenë të dobishme për çrregullimet e rënda të gjumit, por jo zgjidhja kryesore.