Enj, Sht 12, 2024
Banner Top
Banner Top
388 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 388 gjoba për mosrespektimin e masave kundër COVID-19.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar ngritje. Në raportin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se 6 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19 dhe 529 kanë rezultuar pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.

Aktualisht në vend janë 10.091 raste aktive me COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë