Gjatë vitit 2021, për nëntë muaj, në Kosovë, kanë lindur hic më pak se 33 mijë e 217 foshnje. Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti lindën 5 mijë e 330 fëmijë, ndërsa në muajin gusht u regjistruan 5 mijë e 360 të tjera.
Sipas statistikave të Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë, kjo shifër e natalitetit shënon rekord të ri në nivel vendi.
Sipas statistikave të tyre, në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra në vitin 2019, erdhën në jetë më 580 foshnje më pak sesa viti paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë e 186 foshnje.