Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 328.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,987persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 770, 941qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.