32 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 1 mijë e 5 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 81 persona dhe janë vaksinuar 350 të tjerë.
Brenda një dite nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Numri i rasteve aktive është 748. /familjajone