Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sjelljet e një babai të ri – Çka duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi?

Roli i babait, ashtu si ai i nënës fillon me dëshirën e pasjes së një fëmije dhe maturohet me prekjen e barkut të bashkëshortes shtatzënë.

Ndjekja e shtatzanisë së bashkëshortes, mbështetja e saj nga ana emocionale, ndarja me të e gëzimit, shqetësimeve, frikës, ndjekja e zhvillimit të fëmijës, marrja pjesë në kontrollet mjekësore, në përgatitjen e rrobave dhe sendeve të fëmijës pas lindjes, janë disa nga hapat më të rëndësishëm në përvetësimin e rolit të babait.

Gruaja provohet dhe sforcohet fizikisht dhe emocionalisht për shkak të ndryshimeve të përjetuara gjatë 9 muajve të shtatzënisë.

Ndërsa burri përpiqet ta konceptojë fëmijën duke i ndarë me gruan ndjenjat e saj, dhe duke e vëzhguar ndryshimin që pëson ajo, transmeton netdoktori. Marrja e fëmijës në krahë shënon mbarimin e fazës përgatitore si baba dhe fillimin e rolit. Në fillim meshkujt nuk mund ta shprehin lumturinë dhe emocionin e përjetuar në momentin e mbajtjes për herë të parë të fëmijës në dorë.

Shembull për fëmijën

Ndihmesa e shfaqur ndaj nënës që në momentin e lindjes së fëmijës dhe pas lindjes, është shumë e rëndësishme në krijimin e një komunikimi fiziko-psikologjik me fëmijën. Veçanërisht kontakti fizik dhe shikimi në sy është shumë i rëndësishëm. Baballarët, të cilët i përqafojnë bashkëshortet dhe fëmijët e tyre zotërojnë marrëdhënie më të shëndosha me fëmijët në të ardhmen. Të gjithë ne e njohim dhe kemi dëgjuar për rëndësinë e rolit të babait të qetë, të vendosur dhe të ndjeshëm në zhvillimin fizik, emocional dhe social të fëmijëve, qoftë vajzë apo djalë.

Si mund të parapërgatitemi?

Përgatitja për rolin e nënës apo babait mund të fillohet para se të lindë fëmija. Mund të kërkohet ndihma e specialistëve dhe të lexohen librat përkatës. Nëse bashkëshortët mirëkuptohen dhe e mbështesin njëri-tjetrin, problemet zgjidhen nën një frymë bashkëpunimi dhe tolerance.

Këshilla për baballarët e rinj:

*Do t’ju duhet pak kohë për ta njohur fëmijën tuaj. Keni nevojë për pak durim, ambient të qetë, fuqi, rezistencë, respekt, mirësjellje, përgjegjësi, disipline, kujdes, vëzhgim, kohë dhe praktikë. Krahas kësaj, dëgjoni dhe parandjenjat tuaja.

*Gabimi më i shpeshtë që bëjnë femrat është se e shpallin veten e tyre vetëm si “nënë” kur lindin fëmijën. Nuk duhet të harrojnë se ato janë individë, gra, dhe bashkëshorte njëkohësisht. E njejta vlen dhe për burrat.

* Bashkëpunimi në mes bashkëshortëve, kalimi i kohës së bashkë, ndarja e kohës për zbavitje dhe pushim veçanërisht gjatë 6 muajve të pare, i lidh më shumë bashkëshortët me njëri-tjetrin.

* Duhet të mbështeten sidomos gjatë muajve të parë pas lindjes, muajve ku përjetohen problemet më të shpeshta të pagjumësisë.

*Nuk duhet të mbyllen në shtëpi. Nëse kanë mundësi dhe koha është e bukur, merrni fëmijët e dilni për shëtitje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë