Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
31 të shëruar dhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në vendin tonë janë shënuar 10 raste të reja me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Poashtu, instituti ka njoftuar se janë shëruar edhe 31 persona.

” Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë