Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
3 ushqime që nëse i hani shumë, bëhen nga të shëndetshme në të dëmshme për shëndetin

Mund të duket sikur një gjë shumë e mirë nuk është kurrë e dëmshme. Shumë prej nesh bien në grackën e konsumimit të frutave dhe perimeve pa e kuptuar se ato mund të jenë po aq të dëmshme sa sheqeri ose natriumi. Për fat të mirë, ne mund të shmangim të gjitha efektet anësore duke ngrënë në moderim. Por, duhet të dini që disa ushqime i humbasin vlerat dhe jo vetëm por kthehen në shumë të dëmshme për shëndetin nëse i ri-ngrohni ato:

Tërshëra: Nëse e teproni me tërshërën, ka të ngjarë të përjetoni probleme me fryrjen dhe jashtëqitjen. Një studim tregoi se simptomat e kapsllëkut mund të reduktohen ndjeshëm duke ulur marrjen e fibrave dietike. Për më tepër, ngrënia e shumë tërshërës kufizon përthithjen e kalciumit, magnezit dhe zinkut. Përveç kësaj, shumë tërshërë shkakton shtim në peshë. 3-6 ons në ditë është e shëndetshme, në varësi të marrjes ditore të kalorive.

Bananet: Konsumimi i tepërt i bananeve mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve. Ashtu si sheqeri, ky frut mund të prodhojë baktere që dëmtojnë dhëmbët dhe smaltin e dhëmbëve tuaj. Ju gjithashtu mund të keni dhimbje koke pasi bananet e pjekura janë të larta në tiraminë, e cila mund të jetë një shkaktarja e migrenës.

Djathi: Pjesë të mëdha djathi ju vënë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Ky lloj ushqimi është i pasur me yndyrna të ngopura të cilat janë të njohura për shkaktimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Djathi gjithashtu shpesh shkakton urth për shkak të hormonit të quajtur kolecistokininë, i cili lirohet gjatë ngrënies. /Living

Arkiva

Kategoritë