Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
26 të vdekur dhe 1mijë e 383 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 11.472 testime, 1,383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë