Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
25 shtatori – Dita Botërore e Farmacistëve

Tashmë, prej më shumë se dhjetë vjetësh, 25 shtatori festohet si Dita Botërore e Farmacistëve. Ka qenë këshilli i Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve (FIP) ai që, në Turqi, në vitin 2009, e ka përcaktuar datën 25 shtator si ditën e farmacistëve, në përkujtim të datës së krijimit të organizatës, në vitin 1912. FIP-i i inkurajon farmacistët që në këtë ditë të organizojnë aktivitete që favorizojnë dhe mbrojnë rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit në çdo cep të botës.

Dita Botërore e Farmacistëve ka për çdo vit temën e saj.

Tema e Ditës Botërore të Farmacistëve është një mundësi për të bërë me dije se si po e transformojnë farmacistët fushën e shëndetësisë përmes një sërë shërbimesh shëndetësore në komunitetet e tyre, përfshirë këshillimin për një jetë të shëndetshme, vaksinimin për të parandaluar sëmundjet dhe sigurinë që barnat të merren në mënyrë korrekte, duke administruar kështu mirë sëmundjet dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.
Kjo ditë mund të përfshijë gjithashtu diskutime në lidhje me mënyrën se si shkencëtarët e fushës së farmaceutikës transformojnë dhe zgjasin jetën e njerëzve duke zhvilluar barna dhe vaksina të sigurta dhe efektive. Në frontin e arsimit, profesorët e fushës po i transformojnë rezultatet duke u siguruar që ka mjaft farmacistë dhe shkencëtarë të kualifikuar e kompetentë për të përmbushur nevojat në rritje të shoqërive tona.

Arkiva

Kategoritë