Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Rindërtimi në pandemi, Durrësi në luftë me virusin dhe dëmet e tërmetit

Izolimi dhe masat e marra për shkak të pandemisë Covid-19 duket se nuk e kanë ndaluar punën për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmetet e vitit të kaluar që prekën Shqipërinë.

Më shumë se kudo ky realitet vërehet në qarkun e Durrësit i cili ishte edhe më i prekuri nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Por, sa e ka penguar pandemia procesin e rindërtimit dhe cilat objekte kanë përparësi në këtë proces?

“Nuk mund të themi që ka një ndërhyrje, por një përputhje dhe bashkëveprim mes bashkive dhe institucioneve shtetërore për vijimin e rindërtimit të objekteve. Jemi në përfundim të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, derisa ka filluar shembja e shkollave të cilat do të jenë të parat që do të rindërtohen. Në të njëjtën kohë, të gjitha bashkitë kanë përgatitur dosjet për të gjithë qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë”, shprehet Roland Nasto, prefekt i qarkut Durrës.

Nga tërmeti i 26 nëntorit në qarkun e Durrësit u shembën dhe u dëmtuan pjesërisht me mijëra objekte banimi dhe biznese./ A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë