23 viteu bënë që kur Ushtria Clirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë për opinionin publik.
28 nëntori, përvec Ditës së Flamurit, shënon edhe një datë tjetër për shqiptarët. Pikërisht në këtë ditë u shfaq UCK-ja e cila dha shenjat e para të rezistencës ndaj okupuesit të atëhershëm.
Ishte pikërisht kjo datë e vitit 1997 që shtyu krerët e Ushtrisë Clirimtare të bëhen të njohur për shqiptarët e tjerë. Saktësisht në atë ditë ndodhi edhe vrasja e mësuesit, Halit Geci, me cka paraqitja e kësaj organizate clirimtare u bë pikërisht në varrimin e këtij mësuesi, në fshatin Llaushë.
Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj ishin të parët që dolën para njerëzve atë ditë dhe u prezantuan si pjesëtarë të UCK-së.