Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që janë shëruar 18 persona.
Numri i rasteve aktive është 509 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës.